Rreth 30 pozita të drejtorëve të departamenteve e udhëheqësve të divizioneve, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka zëvendësuar me ushtrues detyre.
Këto pozita do të udhëhiqen me ushtrues detyre deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit, shkruan sot Koha Ditore.
Vendimet i ka marrë të enjten sekretari i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ekrem Kastrati.
Drejtorët e departamenteve dhe udhëheqësit e deritanishëm të divizioneve të cilët kanë pasur aktemërime të përhershme (vend i përhershëm i punës) janë sistemuar si koordinator ose ushtrues detyre. Sipas tyre, i vetmi arsyetim që u është dhënë është se ndryshimet janë bërë bazuar në rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës.
Rregullorja është miratuar më 11 shtator nga Qeveria dhe është bazuar në dokumentin “Rishikimi funksional i MASHT-it”, i financuar nga BE-ja dhe GIZ-i. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
MASHT-i nis t’i risistemojë drejtorët e larguar
-
MASHT-i paguan me pagë të njëjtë nga dy persona për një pozitë
-
Drejtorët e udhëheqësit e larguar nga MASHT-i letër kryeministrit Haradinaj
-
Drejtorët e udhëheqësit e larguar paralajmërojnë padi ndaj MASHT-it
-
30 drejtorë e udhëheqës që do të zëvendësohen me u.d në MASHT, nesër protestojnë