Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nuk është duke i ndalur punësimet partiake në këtë institucion.
MASHT-i së fundi ka hapur konkurse për disa pozita me lloje të kontratave “Marrëveshje për shërbime të veçanta” apo (kontratë mbi vepër). Shumica e të pranuarve janë anëtarë të partisë Nisma, nga vjen edhe ministri në largim Shyqiri Bytyqi, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMASHT-i njëkohësisht është përkujdesur që personat të cilët i ka angazhuar më parë e që janë pjesë e Nismës t’ua vazhdojë kontratat edhe për 6 muaj.
Zyrtarë të kësaj ministrie nuk janë përgjigjur për gazetën në lidhje me punësimin e anëtarëve të kësaj partie dhe me vazhdimin e kontratave mbi vepër. Gazeta i ka vendimet e punësimeve në këtë ministri.
Deputetë të opozitës i kanë bërë thirrje MASHT-it që t’i ndalë punësimet partiake dhe të mos e dëmtojë më shumë buxhetin e shtetit. E në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil (KPMSHCK) kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit të mos i vazhdojë kontratat mbi vepër, pasi, sipas KPMSHCK-së, ky veprim është i jashtëligjshëm.
Më 13 gusht, si zyrtare për verifikimin e diplomave në Divizionin për njohje/ barasvlerë dhe informim akademik, MASHT-i e ka pranuar kryetaren e gruas së Nismës në nëndegën në Prishtinë-lagjja “Sofali”, Erëmirë Redenica. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)