Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot priti në takim presidentin e “Mercy College of Health Sciences” të IOWA–s, Dr. Dauglas Fiore, me të cilin bisedoi rreth mundësive të bashkëpunimit në sektorin e arsimit, me theks të veçantë fushën e mjekësisë, konkretisht programit të infermierisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Dr. Fiore shfaqi gatishmërinë për të ofruar mbështetje për institucionet e arsimit në fushën e mjekësisë, me qëllim të aftësimit të të rinjve përmes programeve të ndryshme, por edhe të mbështetjes praktike në infermieri.
Bytyqi theksoi se, MAShT-i ka një bashkëpunim të frytshëm me universitete dhe kolegje amerikane dhe mirëpret edhe gatishmërinë e “Mercy College of Health Sciences” të IOWA –s për bashkëpunim, ndërsa tha se jemi të hapur për të gjitha opsionet mundshme të bashkëpunimit në interes të edukimit dhe arsimimit të të rinjve tanë me programe atraktive dhe të avancuara amerikane.
Dr. Fiore tha se janë të gatshëm që të dërgojnë edhe një numër të konsiderueshëm të infermierëve për t’u angazhuar nëpër zonat rurale në Kosovë.
Në fund të këtij takimi, bashkëbiseduesit u dakorduan të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi, me të cilin do të saktësohet fushëveprimi dhe bashkëpunimi reciprok mes MAShT dhe “Mercy College of Health Sciences” të IOWA-s.
-
Bashkëpunimi ndërkombëtar rrit mundësitë për studentët dhe laboratorët në Kosovë
-
Raporti i Progresit alarmon për mbylljen e qendrave mësimore, në MASHTI s’kanë informatë
-
Mbahet Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, nënshkruhen dy memorandume
-
Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara e identifikimit elektronik
-
Nxënës të 5-sheve dështojnë t’i zgjidhin detyrat e provimit për t’u pranuar në UP