Komisioni për zgjidhjen e kontesteve dhe ankesave i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e 5 drejtorëve të larguar nga pozitat e tyre në këtë ministri.
Dy muaj më parë i njëjti komision nuk i kishte shqyrtuar fare ankesat me arsyetimin se nuk është kompetent, shkruan sot Koha Ditore.
Pas këtij veprimi, të larguarit Ferit Idrizi, Isni Kryeziu, Drita Kadriu, Murteza Osdautaj dhe Alush Istogu kanë bërë ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil (KPMSHCK), i cili i kishte kërkuar Komisionit të MASHT-it që t’i rishqyrtojë edhe një herë ankesat.
KPMSHCK-ja kishte konstatuar se Komisioni i MASHT-it duke mos i shqyrtuar ankesat ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për shërbyes civilë, Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative dhe me Rregulloren për procedurat e zgjidhjes së kontesteve dhe ankesave. Përkundër kësaj, Komisioni i MASHT-it më 8 janar ka nxjerrë vendim duke i refuzuar ankesat e drejtorëve si të pabazuara. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
MASHT-i refuzon ankesat e drejtorëve të larguar, ata paralajmërojnë padi
-
MASHT-i bëri shkelje ligjore me largimin e drejtorëve
-
Drejtorët e udhëheqësit e larguar paralajmërojnë padi ndaj MASHT-it
-
MASHTI: S’kemi pranuar njoftim zyrtar për aktakuzën për tenderë ndaj 12 zyrtarëve
-
Bytyqi ankohet në Komisionin e ankesave për kthimin e Ferit Idrizit në MASHT