Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar masakrën në Podujevë të 28 marsit 1999. Ai ka thënë se krimi ku u vranë 21 persona është nga më të rëndit.
Kurti ka thënë se sot nderohet forca e të mbijetuarve nga kjo masakër dhe kujtohet çmimi i lartë i lirisë.
“Njësiti famëkeq “Shkorpionët”, që kishte kryer masakra në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë edhe në Srebrenicë, erdhi në Kosovë për të përsëritur të njëjtën mizori. Pasi vranë dy burra të moshuar, i rreshtuan përballë një muri gratë dhe fëmijët. Me dy breshëri plumbash, pushkatuan shtatë gra dhe shtatë fëmijë, përfshirë një foshnjë 18 muajshe. Nga ky krim, mbijetuan pesë dëshmitarë të jetës. Dëshmi e gjallë e krimit të Serbisë dhe e forcës njerëzore përballë barbarisë. Fëmijët që u qëlluan me 32 plumba, Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genci, në trup mbajnë historinë e popullit që nuk u dorëzua. Një histori e shkruar me gjak, me guxim dhe me shpresë”, shkroi në Facebook.
Kurti ka thënë tutje se krimet e kryera nga Serbia në Kosovë kanë dëshmi e dëshmitarë dhe se ato duhet të shndërrohen në aktakuza konkrete dhe dënime.
“Përkulemi para sakrificës së popullit tonë dhe ngrihemi me zotimin për të mos harruar kurrë. Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë kanë dëshmi dhe dëshmitarë. Ato duhet të shndërrohen në aktakuza konkrete dhe dënime të merituara. Institucionet tona kanë për obligim që këto dëshmi të bëhen themel i drejtësisë së mohuar për dekada”.
Ai ka vlerësuar themelimin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, por ka theksuar se duhet të pasohet me veprime konkrete nga sistemi i drejtësisë.
Edhe
27 vjet pas luftës prezantohet lista preliminare e viktimave
“U bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht Prokurorisë së Shtetit, që të veprojë me vendosmëri më të madhe. Me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ia kemi mundësuar sistemit të drejtësisë së Kosovës të nisë procese, të ngrejë akuza, të shqyrtojë çështjet e të dënojë kriminelët e luftës, edhe kur ata janë në mungesë. Vrasësit, ekzekutorët dhe urdhërdhënësit e këtyre krimeve duhet të dalin para drejtësisë”.
-
Kurti: Është e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e luftës të marrin hov
-
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, Kurti: Krim kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve
-
Kurti: Krimet e Serbisë nuk harrohen, po sigurohemi që asnjë brez të mos e përjetojë më terrorin
-
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në fshatra të Drenicës: Dëshmi e krimeve serbe