Një projekt për gjenerim të energjisë nga era me kapacitet prej 105 megavatesh, do të nisë në fshatin Selac të Mitrovicës së Jugut.
Projekti do të realizohet nga kompania “Sowi Kosovo”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Felix Cornelius, përfaqësues i kompanisë tha se pjesë e këtij bashkëpunimi u bënë 7 vende të ndryshme të botës, të cilët gjetën mënyrën për ta bërë projektin të suksesshëm.
“Miqësia, besimi, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ndërmarrësia janë pjesë esenciale për mua. Gjetëm mënyrën për suksesin e këtij projekti. Tani në këtë projekt janë pjesë vendet e ndryshme si Kosova, Gjermania, Austria, Sllovenia, Izraeli e SHBA-ja në bashkëpunim ndërkombëtar”, ka thënë Cornelius.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se ky projekt është sinjali që mund të dëshmojë se gjërat funksionojnë në Kosovë.
“Ky është sinjali më me vend në kohën e duhur dhe të dëshmohet se gjërat mund të funksionojnë dhe të bëhen në Kosovë. Kemi të bëjmë me një përpjekje familjare. Me këtë të arritur, duhet të theksohet se kemi të bëjmë me investimin e parë sipas legjislacionit të ri”, ka thënë Heldt.
Edhe
Marrëveshje në Bajgorë, 27 turbina të energjisë me erë me kapacitet 105 megavatë
Se ky projekt do të ketë sukses, u shpreh i bindur edhe kryetari Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Derisa drejtori i KOSTT-it, Ilir Shala, theksoi se ky investim do të bëjë që Kosova të jetë sa më afër BE-së.
-
Inagurohet parku i erës në Mitrovicë, investim qindra milionësh nga Gjermania
-
Në mot pritet inauguruimi i Parkut të Erës në Selac të Mitrovicës me kapacitet 105 megavatës
-
Qyteti i minatorëve me Parkun e Erës, 170 milionë eurosh
-
Nënshkruhet marrëveshja për projektin “Solar për Kosovën-Ngrohje Qendrore”