Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Pejës, mbi hapjen e të dhënave të prokurimit nga kjo komunë, njofton kumtesa nga KDI, transmeton Koha.net.
Kështu Peja bëhet komuna e parë në Kosovë që do të bëjë publikimin e dokumenteve kontraktuale dhe raporteve financiare lidhur me shpenzimet përmes procedurave të prokurimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo marrëveshje u nënshkrua ndërmjet drejtorit ekzekutiv të KDI-së, Ismet Kryeziu dhe kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.
Bazuar në të, Komuna e Pejës do të bëjë publikimin në ueb faqe të planit të prokurimit, publikimin e një raporti financiar mujor të shpenzimeve të prokurimit, publikimin e dosjes së tenderit, publikimin e kontratave të vlerës së mesme dhe të madhe si dhe publikimin e një raporti 6 mujor të prokurimeve të planifikuara kundrejt të realizuara për periudhën kohore në fjalë.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në kuadër të projektit “Komunat llogaridhënëse përmes prokurimit transparent” të mbështetur nga KFOS që ka të bëjë me avokimin se si të rritet transparenca dhe llogaridhënia në prokurim publik duke pasur parasysh që ky proces mbetet edhe më tej i mbyllur për qytetarët.