Kosovës mund t’i kërkohet ndryshimi i Kushtetutës për ta akomoduar marrëveshjen finale me Serbinë.
Burime të Kohës Ditore, të afërta me negociatat që po zhvillohen, kanë thënë se palët janë paralajmëruar që mund të vijnë tek pika ku do të duhet t’i “rishkruajnë” kushtetutat, në pjesë të caktuara.
Kosova të lejojë kompetenca dhe përgjegjësi shtesë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por në qendër t’i hiqet shumica e dyfishtë për ligjet e rëndësisë jetike.
Pjesë e pakos së marrëveshjes është përmendur edhe anëtarësimi i Kosovës në OKB. Zyrtarisht në Qeverinë e Kosovës kanë mohuar të jenë shtruar këto opsione, por kanë deklaruar se janë të vetëdijshëm se i pret proces i vështirë me shumë të panjohura.
Për opozitën dhe përfaqësues të shoqërisë civile, çdo kompromis që shkon përtej Kushtetutës e dëmton funksionalitetin politik dhe institucional të Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Qeveria nuk garanton se draftstatuti nuk e shkel Kushtetutën
- Marrëveshja që shënon kthesë, por nuk i normalizon tërësisht raportet Kosovë-Serbi
-
Serbia sot referendum për ndryshime kushtetuese
-
Me çfarë do të përballet Kosova në dialogun e normalizimit
-
Hapat kushtetues deri te arritja e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi