Maria Suokko (Finlandë) është emëruar Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë duke filluar punën që nga sot . Ajo zëvendëson Alessandra Roccasalvo, e cila ka qenë në këtë detyrë nga 1 janari 2019.
Para emërimit në këtë detyrë, Suokko ishte këshilltare e lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës në Helsinki që nga shtatori 2017. Ajo gjithashtu shërbeu si Udhëheqëse për Bashkëpunim pranë MPJ të Finlandës në Myanmar (2014-2017) dhe Këshilltare e Lartë në MPJ të Finlandës (2012-2014).
Përvoja e saj me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përfshin postin e Specialistes të Programit në Byronë Rajonale për Azi dhe Paqësor (2006-2010), Ndihmës Përfaqësuese e Përhershme në UNDP Kinë (2001-2005), Menaxhere e Programit Mjedisor të UNDP-së në Kamboxhia (2000- 2001) dhe Zyrtare e Programit në UNDP Tajlandë (1998-2000).
Ajo ka një diplomë Master në Shkencat Sociale (Ekonomi) nga Universiteti i Helsinkit.
Pas emërimit të saj si Përfaqësuese e Përhershme në zyrën e UNDP-së në Kosovë, Suokko tha se do të vazhdojë përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme.
"Unë po e marr këtë detyrë në një moment shumë të rëndësishëm pasi zyra po shënon 20 vjetorin e bashkëpunimit të suksesshëm në Kosovë. Me padurim pres që të takoj të gjithë partnerët tanë kosovarë dhe ndërkombëtarë dhe të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta në mbështetjen e rrugës së zhvillimit që do të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë".
-
Ministrja e Integrimit pret përfaqësuesen e re të UNDP-së në Kosovë, theksohet rëndësia e bashkëpunimit
-
UNDP shprehet e gatshme të vazhdojë përkrahjen për Kosovën
-
Moment vendimtar për koordinimin e prioriteteve mes UNDP-së e institucioneve vendase për një strategji afatgjatë
-
MKRS-ja e UNDP-ja të gatshme për bashkëpunim në projekte të rinisë dhe të trashëgimisë kulturore
-
Përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë thotë se do të vazhdojë përkrahja për ta zhvilluar vendin