Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, priti znj. Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, me të cilën diskutoi për projektet e përbashkëta të realizuara gjerë tani dhe mundësitë e zgjerimit të mëtutjeshëm.
Ministri Reka vlerësoi lart bashkëpunimin e gjertanishëm ndërmjet dy institucioneve tona dhe ofroi gatishmërinë e bashkëpunimit për një qasje më strategjike dhe afatgjate si në zhvillimin e strukturave dhe kapaciteteve institucionale për të ngritur përformancën në procesin e integrimit evropian.
Ministri Reka vuri në pah rolin kyç që UNDP ka pasur dhe vazhdon të ketë në ndërtimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe ftoi znj. Siokko që këtë bashkëpunim ta vazhdojë me Kosovën në aspektin e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, përgjegjshmërisë dhe transparencës dhe posaçërisht në ngritjen e kapaciteteve për projektet me interes të përbashkët, siç janë: Agjenda e Gjelbër, Energjia Rigjeneruese dhe Financimi Inovativ.
Nga ana e saj, znj. Maria Suokko theksoi se tani është një moment vendimtar për koordinimin e prioriteteve me institucionet vendase për të pasur një strategji afatgjate, të përbashkët, në mënyrë që edhe përkrahja dhe bashkëpunimi të jetë i fokusuar dhe me ndikim në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në standard ndërkombëtar.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi MIE dhe UNDP do të vazhdojnë bashkëpunimin në aspektin strategjik më përkrahje dhe ekspertizë ndërkombëtare për ngritje të kapaciteteve institucionale të Kosovës.
-
Ministrja e Integrimit pret përfaqësuesen e re të UNDP-së në Kosovë, theksohet rëndësia e bashkëpunimit
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
UNDP shprehet e gatshme të vazhdojë përkrahjen për Kosovën
-
Gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit midis UNDP-së dhe MPB-së
-
Reka e Cakaj bisedojnë për marrëveshjet dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë