Maqedonia e Veriut nesër do të hap të gjithë kufijtë. Por për hyrje në vendin fqinj të Kosovës është i domosdoshëm testi PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë. Kështu ka vendosur të martën pasdite qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Sipas komunikatës së qeverisë, në të gjitha pikat kufitare të Maqedonisë do të merren masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Pos testit është obligative që të nënshkruhet deklaratat për pranim të obligimeve të vetëizolimit prej 14 ditëve në rast të sëmurjes. Në bazë të kësaj deklarate Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor përgatit një vendim për mbikëqyrjen shëndetësore dhe vetëizolimin shtëpiak, që kontrollohet nga Ministria e Brendshme.
Në Maqedoni të Veriut ka pasur shumë raste me COVID-19 në ditët e fundit e po ashtu viktima.
-
Shtetasve të Kosovës pritet t'u kërkohet testi për COVID për të hyrë në Maqedoni të Veriut
-
Hyrja në Maqedoni, vetëm me vërtetim të vaksinimit ose test negativ për COVID
-
Certifikatën e vaksinimit ose testin negativ për të hyrë në Maqedoni nga 1 shtatori
-
Nga sot kufiri me Maqedoninë e Veriut kalohet pa test PCR
-
Maqedonia miraton vendimin për hapjen e kufijve