Kosova është rikthyer në ushtrimet DEFENDER, ka bërë të ditur të enjten Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
I ftuar në “60 minuta” në KTV, Maqedonci ka thënë se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në konferencat planifikuese për DEFENDER Europe 2025.
“Kosova tashmë është rikthyer në ushtrimet DEFENDER, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në konferencat planifikuese për DEFENDER Europe 2025 që do të realizohet gjithashtu në pjesën e Evropës juglindore. DEFENDER 2025 është vazhdimësi e serisë së ushtrimeve DEFENDER. Kosova sërish do të vazhdojë të mbetet vend pritës i ushtrimit DEFENDER, kemi rikthim në këtë ushtrim”, ka thënë ai.
Derisa ka folur për stërvitjen DEFENDER Europe 2023, ai ka thënë se ky ushtrim është përfunduar me sukses.
“I gjithë pezullimi ka pasur të bëjë me ditën D-Day, që është dita e vizitorëve të shquar, të gjitha aktivitetet që janë realizuar gjatë ushtrimit. I vetmi aktivitet që është pezulluar ka qenë kjo ditë që përveç aspektit të imazhit, nuk ka shkaktuar dëme në aspektin operacional”, është shprehur ai.
Këto ushtrime u pezulluan për Kosovën vitin e kaluar, si ndëshkim i bashkësisë ndërkombëtare për injorimin e këshillave të tyre për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe.
-
45 ushtarakë të Kosovës, pjesë e stërvitjes ndërkombëtare në Kroaci
-
Maqedonci: Kemi ushtri që ia bën të vështirë çdokujt që synon të na kërcënojë
-
Sivjet ushtrimi i përbashkët ushtarak me Kroacinë e Shqipërinë
-
Maqedonci flet për thellimin e raporteve me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
-
Stërvitja shumëkombëshe e afron Kosovën me NATO-n, thonë ekspertët