Peticioni i nënshkruar nga 16,594 qytetarë të Mitrovicës Jugore për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave nuk ka gjetur mbështetje në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.
Kjo ministri, në mendimin e publikuar rreth kësaj çështjeje, ka refuzuar kërkesën e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës jugore për bashkim me atë veriore.
MAPL, në vendimin e siguruar nga Koha.net, thotë se duke pasur parasysh kushtet dhe kriteret me Ligjin përkatës për Nisma Legjislative si dhe pas shqyrtimit të Propozimit me Prticionin e bashkëngjitur për të parë nëse i njëjti përmbush kushtet dhe kriteret ligjore të përcaktuara me ligj, “MAPL konsideron se Propozimi me peticionin e bashkëngjitur nuk plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore”.
“Andaj, konsiderojmë se në pajtim me nenin 6 paragrafi 1.2 të LNL-së, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të refuzojë nismën legjislative meqë nuk i përmban kushtet dhe kriteret e përcaktuara me Ligjin nr. 04/L-025 për Nisma Legjislative”, theksohet në vendimin e MAPL-së.
-
Miratohet kërkesa e Mitrovicës së Veriut për anëtarësim në Asociacionin e Komunave
-
Asociacioni i Komunave s’ka pranuar kërkesë për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut
-
Llupa e MAPL-së nxjerr përplot lëshime të Prishtinës
-
Qytetarët skeptikë në idenë e Bahtirit, thonë se Mitrovica duhet të bashkohet aty ku u nda
-
Bahtiri nesër ia dorëzon Thaçit peticionin për bashkimin e Mitrovicës