Komuna e Prishtinës duhet të ndërmarrë një sërë masash praktike dhe vendime institucionale, në mënyrë që të përmbushë kriteret ligjore, të cilat janë identifikuar si të papërmbushura gjatë monitorimit që ka bërë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal gjatë vitit të shkuar.
Njëra ndër mangësitë ligjore, sipas Raportit të MAPL-së për funksionimin e komunave, rezulton të jetë mosharmonizimi i një akti juridik, i aprovuar në Kuvendin Komunal, i cili ndonëse ka rezultuar të jetë i paharmonizuar me ligjin, edhe pas kërkesës së Ministrisë, kjo nuk ka ndodhur. Për pasojë, MAPL-ja, përmes Ministrisë së Drejtësisë, ka iniciuar procedurat e kundërshtimit gjyqësor për këtë akt ligjor të sjellë nga KK-ja e Prishtinës. Veprime të ngjashme me Prishtinën kanë ndodhur edhe në gjashtë komuna të tjera, nga gjithsej 38 komuna sa ka Kosova, shkruan sot Koha Ditore.
Tutje, për sa i përket përmbushjes së obligimeve ligjore për lejimin e qasjes në dokumente publike, sipas kërkesave të parashtruara nga subjektet juridike, si dhe ExOfficio kur ligji këtë e kërkon, rezulton se Prishtina gjatë vitit ka pasur 199 kërkesa të parashtruara, por dy prej tyre rezultojnë të refuzuara.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Komunat bënë 107 shkelje gjatë miratimit të akteve ligjore
-
ZKA-ja evidenton shkelje në tetë komuna në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike
-
MAPL-ja mjaftohet që shoqëria civile të jetë në rolin e vëzhguesit në matjen e performancës komunale
-
Konsiderohet i pasaktë rezultati për transparencën e komunave
-
Në institucione mungon qasja për personat me aftësi të kufizuara, s’ka barazi gjinore në punësim