Ministria e Pushtetit Lokal ka njoftuar qytetarët se problemet e shfaqura ditëve të fundit në funksionimin e sistemit të intranetit në komuna janë si pasojë e problemeve të shfaqura në funksionimin e programit IIS.
Siç njofton MAPL-ja, këto probleme janë shfaqur me rastin e konfigurimit të serverit të ri për këtë aplikacion, me qëllim të rritjes së performancës dhe cilësisë.
“Këto probleme janë shfaqur me rastin e konfigurimit të serverit të ri për këtë aplikacion, me qëllim ngritjes së performancës dhe cilësisë, mirëpo me këtë rast janë shfaqur problemet tjera pasi që kodit me të cilin është zhvilluar sistemi është i vjetërsuar (.net 4.5). MAPL në koordinimin me ASHI dhe kompaninë për mirëmbajtje të sistemi, aktualisht janë duke punuar dhe ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për funksionalizimin e plotë të sistemit, andaj kërkon mirëkuptimin nga Komunat dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.
-
Komuna e Prishtinës ia vë fajin MAPL-së për dështimin e sistemit elektronik
-
MAPL-ja mjaftohet që shoqëria civile të jetë në rolin e vëzhguesit në matjen e performancës komunale
-
Uebfaqet e komunave jashtë funksionit, kërkojnë ndihmë nga Qeveria
-
Lansohet platforma për shërbime komunale E-KOMUNAT
-
Komunat ankohen se s’po mund të kryejnë shërbime të gjendjes civile