Arbëri

Komuna e Prishtinës ia vë fajin MAPL-së për dështimin e sistemit elektronik

Komuna e Prishtinës ka fajësuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për mosndërmarrje të ndonjë veprimi për të rregulluar sistemin elektronik për shërbimin e qytetarëve.

Sistemi elektronik qe disa ditë s’është duke punuar në Komunën e Prishtinës. E kjo Komunë ka thënë se sistemi menaxhohet em irëmbahet nga MAPL-ja për të cilën ministri ka thënë se pavarësisht raportimit “deri më tani nuk është ndërmarrë ndonjë veprim”.

Nga e enjtja e 10 qershorit, në Prishtinë do të ofrohen shërbimet manuale në sportele, bëhet e ditur në njoftim.