Komuna, që deri më sot ishte më e prekura me koronavirus, ajo e Malishevës, tashmë numëron 23 persona të shëruar, ka bërë të ditur Zyra për informim e kësaj komune të premten mbrëma.
“Sipas konfirmimit zyrtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, edhe dy persona të tjerë nga Komuna e Malishevës, ish të prekur me COVID-19, janë shëruar dhe me këtë numri i të shëruarave rritet në 23 persona të shëruar. Shërimin e dy personave nga Komuna e Malishevës, e ka konfirmuar drejtori i IKSHP-së, prof..Naser Ramadani, në komunikim me nënkryetarin e komunës, Hajdin Berisha. Sonte, përveç konfirmimit për të shëruar, nuk është shënuar asnjë rast i prekur me COVID-19 nga Malisheva”, thuhet në komunikatë e komunës së Malishevës.
Malisheva numëron 70 të infektuar dhe deri më sot ishte komuna më e prekur. Me rastet e fundit, tash është Ferizaj me numrin më të madh të rasteve - 81.
Një person nga Malisheva ka vdekur si pasojë e Covid-19.
-
6 vjet nga rasti i parë me Covid-19 në Kosovë, mbi 276 mijë raste pozitive, 3238 të vdekur
-
Në fotografi – Gjendja e rënduar nga vërshimet në Malishevë
-
63 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 11 vetëm gjatë javës së fundit
-
Për rreth dy muaj në Kosovë u raportuan 40 raste më fruth
-
Për dy muaj 36 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim