Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka thënë se Njësia Speciale ka vepruar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë pasi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme shkoi në Skenderaj, disa orë pas rrahjes së zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani, i cili ka thënë se u sulmua kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku dhe shoqëruesit e tij.
Sipas Maliqit, prania e Njësisë Speciale në Skenderaj kishte për qëllim parandalimin e ndonjë eskalimi të situatës dhe reagimet e qytetarëve ndaj pjesëtarëve të policisë kanë qenë të panevojshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njësia Speciale ka shkuar me qëllimin më të mirë, ta ruajnë rendin dhe ta ruajnë sigurinë e qytetarëve që të mos ndodh ndonjë eskalim i situatës. Vërejtjen e tyre (qytetarëve v.j.) m’u duken pa vend sepse gjithmonë Policia, gjegjësisht Njësia Speciale, kryen kontrolle rutinë nëpër Prishtinë me të njëjtat pajisje, armë të gjata”, ka deklaruar Maliqi në “60 Minuta” të KTV-së.
Ai ka thënë se pajisjet dhe armatimi që bart Njësia Speciale janë standarde dhe përdoren në operacione të rregullta policore.
“Nuk dallon. Sa herë që reagon Njësia Speciale janë ato pajisje të rregullta që i bartin me vete. Policia ka qenë shumë e qetë, iu ka nënshtru lloj lloj fyerjeve e përçmimeve dje në mbrëmje”, është shprehur ai.
Maliqi ka vlerësuar se Policia e Kosovës ka dëshmuar profesionalizëm dhe gjakftohtësi në menaxhimin e situatës.
“Në të gjithë rastet është dëshmuar se Policia është profesionale, gjakftohtë. Nuk ka nevojë të dramatizohet ky rast. Është obligim i secilit qytetar të respektojë institucionet e vendit”, ka deklaruar Maliqi.