Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Mabetex Group” inauguron fabrikë për përpunimin e xhamit “M- technologie”

Është përuruar sot linja e re e fabrikës së prodhimit dhe përpunimit të xhamit “M- technologie”, e cila bën pjesë në korporatën “Mabetex Group”. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili mori pjesë në ceremoninë e përurimit të saj, e quajti si një nga veprat më të mëdha në vend.

Ai u shpreh i lumtur që merr pjesë në ngjarje të tilla të cilat hapin vende të reja pune dhe janë në hap me zhvillimet teknologjike në botë.

Drejtori i kësaj fabrike, Rrustem Pacolli, tha se kjo fabrikë shënon kulminacionin e një rruge të nisur dhjetë vjet më parë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ministra, deputetë, si dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme vendore e ndërkombëtare.