
Opinionistja Besa Luzha ka deklaruar se Kosova është fajësuar e ndëshkuar nga vendet perëndimore për qëndrimin kokëfortë në raport me dialogun me Serbinë, por sipas saj, situata ndërroi rrënjësisht me zhvillimet në veri.
Sipas saj, situata është në favor të Kosovës pasi Serbia kreu sulme ndaj Policisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këto kohë e krejt kjo çka ka ndodhur është rrotullim i situatës. Kemi një kohë të gjatë që u vendosem si Kosovë në një pozicion që konsideroheshim si jo bashkëpunues. Qeveria akuzohej se po e çon Kosovën në izolim. Kosova ishte fajtore e shpallur dhe ndëshkuar dhe të gjithë ishin vërsulur duke e akuzuar se me kokëfortësi s’po i dëgjon aleatët Kurti, s’po tërhiqet për të ecur dialogu. Derisa Qeveria argumentonte se forcat speciale s’janë dërguar për t’i dëmtuar qytetarët...papritmas situata ndryshoi në favorin tonë”, ka thënë ajo në “Konfront” të KTV-së.