Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lushaku-Sadriu: Qeveria po e mirëmban krizën në veri për interesa të saj dhe Qeverisë në Beograd

Jehona Lushaku – Sadriu, kryetare e Forumit të Gruas në LDK ka thënë se ndërmarrja e katër hapave për shtensionimin e situatës në veri, është veprim i mirë, porse sipas saj, deri këtu është arritur pasi vendi është sanksionuar.

Ka shtuar se kjo e ka vënë në pah mosfleksibilitetin e kryeministrit Albin Kurti për të dialoguar dhe shtensionuar situatën në veri.

Ajo në “60 minuta” në KTV ka thënë se duhet pasur parasysh që edhe Serbia ka provokuar duke mos i lënë njerëzit të dalin në zgjedhje.

Sipas saj, marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë vënë në pikëpyetje.

“Ka qenë obligim i Qeverisë që të sigurojë çfarëdo zgjidhje por të mos e vënë Kosovën në këtë pozitë ku vihen në pikëpyetje sanksionet me BE-në. Kosova nuk ka qenë kurrë në këtë pozitë. Kërkon energji shtesë për ta menaxhuar këtë situatë në të cilën jemi”, ka thënë ajo.

Edhe Lushaku-Sadriu: Kurti pa vizion të qartë për veriun, po e dëmton rëndë Kosovën Arbëri Lushaku-Sadriu: Kurti pa vizion të qartë për veriun, po e dëmton rëndë Kosovën

Ka shtuar se kjo Qeveri është joserioze në raportet ndërkombëtare.

Sipas saj nga kokëfortësia e Kurtit vendi ka humbur shumë.

“Nuk ka kontroll dhe ushtrim të sovranitetit siç ka thënë Qeveria. Kemi humbur kontrollin në kuptimin e legjitimitetit në veri. Diçka që është për keqardhje është se veprimet e Qeverisë nuk korrespondojnë për atë që kanë premtuar”, ka thënë ajo.

Lushaku-Sadriu ka thënë se njerëzit kanë pasur shumë shpresë te kjo qeveri.

Sipas saj, vendi po bie pre e politikanëve të paaftë.

Ajo ka thënë se Serbia e ka shfrytëzuar shumë mirë situatën me Kosovën për t’i afruar raportet me ndërkombëtarë.

Edhe Lushaku-Sadriu: LVV-ja e ka ditur saktë se po shkojmë në zgjedhje Zgjedhjet 2026 Lushaku-Sadriu: LVV-ja e ka ditur saktë se po shkojmë në zgjedhje

Ka deklaruar se duhet të bëhen ndryshime në diplomaci.

“Kjo qeveri po e mirëmban krizën e veriut për ta mbajtur si temë dhe për t’i shkuar përshtati qeverisë tonë dhe asaj në Beograd për ta prolonguar dialogun”, ka thënë ajo, duke shtuar se themelet e shtetit janë vënë në pikëpyetje.