Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës lumi Mirusha ka dalë nga shtrati duke bërë që të bllokohen disa rrugë në Malishevë.
Siç ka njoftuar komuna, është bllokuar rruga Mirushë-Gurbardh, ndërsa vështirësi ka në akset rrugore Malishevë-Kijevë, Malishevë-Banjë dhe Turjakë-Bubël.
Komuna ka thënë se në terren janë ekipet përgjegjëse për pastrim, ndërsa sipas saj, mund të shfrytëzohen rrugët alternative.
Sipas komunës, nuk ka rrezik aktualisht.
Ky lum kishte dalë nga shtrati edhe para disa javësh kur pati vërshime, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Lumi Mirusha në disa pjesë jashtë shtratit, akse rrugore në Malishevë vështirë të kalueshme
-
Në fotografi – Gjendja e rënduar nga vërshimet në Malishevë
-
Rikthehen vërshimet në vend
-
Të reshurat e shiut vështirësojnë qarkullimin në disa vendbanime në Klinë
-
Drini del nga shtrati, bllokohet hyrja për në Shkodër