Kryeprokurori i deritanishëm i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ia ka dorëzuar të premten detyrën ushtruesit të detyrës të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, ku morën pjesë edhe kryesuesi, zëvendës-kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ushtruesi i detyrës së drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Kryeprokurori i deritanishëm Lumezi, i ka uruar suksese dhe mbarësi Kelmendit, në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore gjatë udhëheqjes së institucionit të Prokurorit të Shtetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa Kelmendi ka falënderuar Kryeprokurorin e deritanishëm, Aleksandër Lumezi, për punën, angazhimin e treguar përgjatë ushtrimit të mandatit të tij.
Ky pranim-dorëzim vjen pas përfundimit të mandatit kushtetues shtatë vjeçar të Kryeprokurorit të deritanishëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ishte emëruar në këtë pozitë më 21 prill të vitit 2015.