Prokurori Besim Kelmendi do ta ushtrojë detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ka vendosur Këshilli Prokurorial i Kosovës të enjten.
Detyrën ai do ta ushtrojë deri në një vendim të ri të KPK-së.
Më 6 prill, Këshilli Prokurorial votoi Blerim Isufajn për këtë pozitë, por vendimi për dekretim ka mbetur në duart e presidentes Vjosa Osmani.
Shoqëria civile e ka quajtur të papranueshëm propozimin për emërimin e Isufajt, ndërsa të zhgënjyera me procesin janë deklaruar edhe ambasadat e disa vendeve partnere dhe Zyra e Bashkimit Evropian.
Kelmendi është prokurori që kishte ngritur rastin “Stenta”, pas raportimit të KOHËS.
Edhe
Lumezi e dorëzon detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
Aleksandër Lumezit sot i përfundon mandati i Kryeprokurorit. Pozitën e ka mbajtur që nga 21 prilli 2015./Betimi për Drejtësi
-
Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e u.d. së kryeprokurorit të shtetit
-
Kosova me ushtrues detyre të kryeprokurorit të Shtetit nga 2022-a
-
Këshilli Prokurorial sërish dorëzon emrin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit
-
KPK-ja i kërkon Osmanit që me urgjencë ta dekretojë Isufajn kryeprokuror