Përfaqësuesit politik si dhe afaristët që shtrijnë biznesin e tyre në komunat në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thonë se e përkrahin vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për prodhimet e importuara nga Serbia.
Pavarësisht faktit që këto tri komuna të banuara me shqiptarë shtrihen në territorin e Serbisë, përfaqësuesit e atjeshëm thonë se masa për taksën doganore ishte e domosdoshme, ndërkaq i kërkojnë Qeverisë së Kosovës që kjo taksë të mos i prek bizneset shqiptare, qofshin ato nga Lugina e Preshevës (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc) apo biznese nga Kosova që shtrijnë aktivitetin e tyre në të dyja anët e kufirit.
Edhe disa nga kompanitë prodhuese nga Kosova që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë edhe në Luginën e Preshevës, përkrahin vendimin e fundit të Qeverisë se Kosovës. Por, sfidat dhe vështirësitë, sipas tyre, nga ky vendim nuk mungojnë.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë
-
Taksa mbyll shumë biznese në Luginë të Preshevës
-
Kosova në kërkim të tregjeve të rajonit për të zëvendësuar prodhimet nga Serbia
-
Komuniteti i biznesit përkrah taksën doganore ndaj Serbisë
-
Lugina kërkon përjashtimin e produkteve shqiptare nga taksimi prej 10 %
-
Disa biznese në Kosovë s’duan as taksë, as reciprocitet, por ambient të barabartë afarist