Oda Ekonomike e Kosovës ka mbajtur sot takim informues me biznese të sektorëve të ndryshëm, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ku komuniteti i biznesit përkrah bashkërisht vendimin qeveritar duke i dhënë konsideratë më të lartë interesit të përgjithshëm shtetëror.
Sipas OEK, megjithatë për t’iu lehtësuar sado pak veprimtarinë e tyre biznesore, bizneset e prekura nga kjo taksë kërkojnë qartësim të afatit kohor të këtij vendimi dhe informim më të detajuar rreth proceseve përcjellëse.
“Për më shumë bizneset shprehin nevojën për koordinim më të mirë ndërinstitucional për klasifikimin e brendeve ndërkombëtare, mallin që gjendet në depot doganore dhe politikave shtetërore për mbështetjen e prodhimeve vendore, thuhet në Kumtesë.
-
Me apo pa taksë, bizneset hezitojnë t’i kthehen tregut të Serbisë
-
Delegacioni i Kosovës arrin në Bosnjë, përcillet nga policia
-
Rukiqi: Qytetarët janë vetëdijesuar të mos blejnë mallra serbe, bizneset janë solidarizuar me Qeverinë
-
Taksa ‘ngrin’ dialogun
-
Efektet e taksës: Rritet konsumimi i produkteve vendore dhe numri i të punësuarve