Partitë politike po premtojnë se do ta luftojnë nepotizmin në institucionet e Kosovës. Këto premtime ato po i japin ende pa u caktuar data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës.
Fenomeni i nepotizmit vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile dhe diplomatë ndërkombëtarë në Prishtinë se kanë ngufatur institucionet dhe ndërmarrjet publike më militantë partiakë dhe të afërm të familjes pa kritere punësimi.
Përfaqësues të shoqërisë civile, pohojnë se është paradoks të besohet se nepotizmi mund të parandalohet nga subjektet politike që vetë e kanë instaluar nepotizmin në pozita vendimmarrëse dhe institucionet shtetërore.
Madje, ata konsiderojnë se ky fenomen do të “lulëzojë” me formimin e Qeverise së re, pasi partitë politike do t'u premtojnë punësim atyre që mund të sigurojnë me tepër vota.
Jeton Mehmeti, drejtor i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara GAP,në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, shprehet skeptik në luftimin e kësaj dukurie nga subjektet politike në Kosovë.
Edhe Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL, në një pronocim për Radion Evropa e Lirë, tha se nuk mund të luftohet nepotizmi nga ata që e kanë zhvilluar këtë fenomen.
Edhe
Pula: Rekrutimet në Kosovë karakterizohen me nepotizëm në pozitat drejtuese
Punësimi partiak apo në bazë të lidhjeve familjare në institucione dhe pozita udhëheqëse në ndërmarrjet shoqërore, ka shkaktuar dëme dhe rrezik, në tenderim, prokurim dhe kontrata favorizuese.
- A mund të evitohet problemi i nepotizmit në institucionet shtetërore?
-
LDK-ja akuzon VV-në për nepotizëm: Tentim për kapje të institucioneve
-
PDK-ja e akuzon VV-në për nepotizëm në Prizren, Haskuka i cilëson të padrejta kritikat
- Fundi i majit 2020 në Kosovë - Një inventar i shkurtër politik në një vend me dy epidemi