Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pula: Rekrutimet në Kosovë karakterizohen me nepotizëm në pozitat drejtuese

Image

Hulumtuesja në Grupi për Studime Juridike dhe Politika (GLPS), Ema Pula, ka deklaruar se rekrutimi në institucione publike në Kosovë është karakterizuar me parregullsi, e sipas saj, më e shpeshta është çështja e nepotizmit.

Ajo ka deklaruar të enjten në Konfront se efikasiteti i rekrutimit te pozitat e larta drejtuese “lë shumë për të dëshiruar, duke shtuar se ka kohëzgjatje të jashtëzakonshme të procedurave.

“Bazuar në raportet tona, efikasiteti i rekrutimit te pozitat e larta drejtuese lë shumë për të dëshiruar. Kjo sepse ka kohëzgjatje të jashtëzakonshme të procedurave, përsëritje të procedurave...Procedurat zgjaten e ka raste kur institucioni përgjegjës tejkalon afatet dhe vendos të anulojë konkursin për problemin apo fajin që e ka vetë institucioni. Ka raste kur procedurat konsiderohen komplekse, e edhe kur dështojnë nga numri i ulët i kandidatëve”, është shprehur Pula.

Sipas saj, një rast i përsëritjes së shpeshtë në emërim ka ndodhur me pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë.

“Konkursi është përsëritur 5 herë e në të pestën ka arritur të emërohet, por ka shumë raste në administratën shtetërore, një prej arsyeve edhe numri i ulet i kandidatëve. Ka raste kur përfundon një procedurë, e problemet shfaqen në fazën e emërimit. Këto pozita mbesin prapa”, ka shtuar ajo.

Mbi diskutimin për transparencën publike, Pula e GLPS-së ka shtuar se institucionet e drejtësisë mund të reagojnë edhe jashtë detyrës, por kjo s’ka ndodhur.

Edhe GLPS: ​Rekrutimi i pozitave të larta në administratën shtetërore me efikasitet të ulët Arbëri GLPS: ​Rekrutimi i pozitave të larta në administratën shtetërore me efikasitet të ulët

Sipas saj, ndërtimi i rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë, ka ndodhur në kundërshtim me ligjin pas kontratat për punime janë nënshkruar pa përfunduar procesi ankimor.

Konsorciumi i organizatave GAP, GLPS dhe INDEP, për më shumë se një vit kanë mbikëqyrur punën të disa prej institucioneve të Kosovës dhe ndërmarrjeve publike. Projekti për këtë monitorim ka për qëllim nxitjen e llogaridhënies nga ana e institucioneve, e kjo është mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë.