Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Luftë për pozitë të kreut të Bashkësisë Islame në Maqedoni

Ky është reisi i ri, i cili është zgjedhur në mënyrë të çuditshme, gjoja me vendim të Gjykatës Themelore Shkupi – 2, komentonte portali Fol zhvillimet në Bashkësinë e Fesë Islame të Maqedonisë, duke prezantuar fotografinë e reisit të ri, që ky e quan të vetëshpallur.

Siç shihet në video, Skender Buzaku, një emër i panjohur deri tash, pritet që të marrë detyrën me shumë forca policore.

Vetë Buzaku thotë se është reis i ri, ndërkohë që reisi Sulejman Rexhepi nuk është prononcuar, por nga pamjet që shihen, duket qartë se është një ndërhyrje e dhunshme dhe përzierje e dhunshme e organeve shtetërore në këtë akt të shëmtuar.

Ndërkaq reisi i “çuditshëm” i ardhur në mënyrë të dhunshme në selinë e BFI-së për mediat u shpreh:

“Ne kemi çuar letër te policia financiare, që të bëjë inspektimin e punës në sektorët të BFI-së gjegjësisht në sektorin financiarë” u shpreh Buzaku, duke iu përgjigjur gazetarëve se është reis i ri i BFI-së në bazë zë vendimit të gjyqësisë.

Kreu i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, në preskonferencën e mbrëmshme, të organizuar enkas pas ndodhive të fundit, tha se vendimi i gjykatës për shkarkimin e tij është i porositur dhe i pavlerë, ai shkoi më tutje duke deklaruar se BFI nuk njeh ligje dhe polici, dhe prej sonte nuk do të jetë në krah me Qeverinë.

” Unë jam ai i cili ftohesha nëpër shtëpi private për ta luftuar të keqen, Nikolla Gruevskin, janë këta njerëz të kësaj Qeverie, unë ju betohem se nëse emërohet Skender Buzuku ulema i BFI-së, e njëjta më nuk do të ekzistojë” – ka deklaruar kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi/Fol.

(Në foton me çallme, Sulejman ef. Rexhepi, ndërsa pa kapuç reisi i ri, Skender Buzaku)

{gallery}

{gallery}

Artikuj të ngjashëm