Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut (BFI), Sulejman Rexhepi, është shkarkuar nga posti, kanë njoftuar mediumet lokale.
Ky vendim ka ardhur vetëm pak ditë pasi ishte raportuar në mediume se Rexhepi është martuar me një vajzë 50 vjet më të re. Pati kritika të shumta në rrjete sociale dhe në media për këtë.
Rexhepi është shkarkuar njëzëri në mbledhjen e Rijasetit të BFI-së të mbajtur të mërkurën.
Ushtrues detyre është emëruar myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut uron Bashën, pret vazhdim të bashkëpunimit
-
Omeragiq zgjidhet kryetar i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut
-
Pasi udhëhoqi Maqedoninë V. drejt sukseseve historike, Muhamed Sejdini jep dorëheqje
-
Muamed Sejdini rrihet nga persona të maskuar në Shkup
-
Dështon shkarkimi i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi