Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LSI thotë se do të ndihmojë Ramën të mos jetë më kryeministër

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka folur për marrëveshjen PS-LSI, duke e cilësuar se ka qenë parimore, programore, dhe jo për tepsi dhe timon. Luan Rama akzuoi kryeministrin se po fsheh përgjegjësinë si kryetar i Qeverisë.

“Rama po fsheh përgjegjësitë si kryetar i qeverisë. Marrëveshja e 1 prillit është dokumenti mbi të cilin u krijua bashkëqeverisja me PS. Nuk ishte marrëveshje për tepsi as për timon, as për koncesione as për kanabizimin e vendit. Ishte një marrëveshje parimore për t’I dhënë vendit qeverisje të stabilizuar dhe të mire”, tha Luan Rama.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Luan Rama lexon disa prej pikave të marrëveshjes. Ai pyet kryeministrin se në cilën reformë është bërë LSI pengesë. Ai tha se LSI ka iniciuar dhe ka mbështetur reformat më të rëndësishme të vendit, duke mos u bërë pengesë.

“Marrëveshja parashikonte; 1. Bashkëpunim strategjik, programor dhe politik mes PS dhe LSI për të ndërtuar Shqipërinë Evropiane për mirëqeverisjen. 2. Vullnet për të garantuar kohezionin e koalcionit dhe konsensus për të garantuar pavarësinë e insitucioneve dhe depolitizimin e administratës. Ramë dakord për konsensus të brendshëm” tha Luan Rama.

“Ku e ka penguar LSI Kryetarin e rilindjes, në cilin aspekt të qeverisjes? Ça reforme mori kryetari i rilindjes dhe LSI iu bë pengesë. Kemi iniciuar dhe mbështetur reformat për mirëqeverisje“, tha Luan Rama.

Rama ka faturuar ndaj Partisë Socialiste disa prej dështimeve të qeverisë duke e quajtur liderin e PS-së si të vetmin fajtor. Ai sulmoi kryeministrin duke thene se dërdëllit dhe i kërkon te tregoje se ku janë shushunjat.

“Ca reforme tjetër ka penguar LSI kryetarin e rilindjes që dërdëllit gjithë ditën. Pse nuk i tregon Rama ku janë shushunjat. Të thojë se në cilin sector të hipotekës. Në qytetet kryesore tatimet drejtohen nga PS. Ku janë shushunjat? Ka ca policë blu dhe disa drejtorë blu si bashkëpërgjegjës në kanabizimin e vendit. A mban përgjegjësi kryetari i rilindjes? Po në sistemin doganor ku doganierë të manipuluar manipulojnë skanerat dhe lejojnë kalimin e drogës, kush ka përgjegjësi. Lëri manovrat për të manipuluar opinionin. Sistemi ka probleme dhe është i kanabizuar dhe i inkriminuar sepse për 4 vjet më radhë në krye të tij ishte kryetari i rilindjes“, tha Luan Rama.

Nekryetari i LSI i bëeri thirrje kryeministrit të ulen përballë për të nxjerrë përgjegjësitë.

“Hajde të ulemi ballë për ballë shqiptarëve dhe të nxjerrim përgjegjësitë. Ne nuk i ikim përgjegjësisë”, tha Luan Rama.

Ai paralajmëroi se nuk do të ketë koalicion pas zgjedhjeve me Partinë Socialiste. Sikurse tha Luan Rama: Do ta ndihmojmë kryetarin e Rilindjes që të mos jetë më kryeministër.