Mes shumë pikëpyetjeve të pas 25 qershorit, njëra prej tyre ra. PS nuk do të bëjë koalicion paszgjedhor me LSI-në.
Këtë e pohoi me gojën e tij kryesocialisti Edi Rama, gjatë një interviste në emisionin “Tonight”, i cili nuk u tregua po kaq i prerë në lidhje me skenarë të tjerë bashkëpunimesh.
Edi Rama e ndau prerë dhe qartë: koalicion paszgjedhor me LSI-në nuk do të ketë.
Kryeministri mohoi zërat sipas të cilave socialistët mund të pengonin betimin si President të Ilir Metës, përmes mungesës së tyre në seancës e posaçme të 24 korrikut.
Duke folur në lidhje me marrëdhëniet me Ilir Metën, Kryeministri pohoi se nuk i ka asnjë borxh njeriut që deri pak kohë më parë e cilësonte si aleat strategjik.
Referuar akuzave të LSI-së, Rama e cilësoi të tmerrshme dhe të pabesueshme që kjo parti po sulmon reformat që konsiderohen si sukses i bashkëqeverisjes me PS-në. Ndërsa në lidhje me denoncimet për incidente elektorale, Kryeministri kërkoi që ato të hetohen e të zbardhen nga organet përkatëse.
-
Rama injoron pyetjet për përjashtimin e Berishës nga PD-ja
-
Rama mbledh Kryesinë e PS, fushatë deri të premten
-
Rama kundërshton vendimin e Metës: Më 30 qershor do ketë zgjedhje, nuk janë as të presidentit as të partive
-
Rama gati për dialog, por jo për negociata për zgjedhjet e 30 qershorit
-
Rama i prerë, zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen më 30 qershor