Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LSI përgënjeshtron Exit Poll-et, thotë se veç në Tiranë ka 100 mijë vota

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në një dalje për mediat deklaroi se LSI-ja ka mbi 100 mijë vota vetëm në qytetin e Tiranës.

“Nga komunikimi me të gjitha grupet tona të vëzhgimit, vetëm në qytetin e Tiranës, numri i votuesve pro LSI-së kalon mbi 100 mijë. Në Qarkun e Tiranës, rezultati i LSI-së është 5 herë më i lartë sesa zgjedhjet e vitit 2013”, tha Luan Rama.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përgënjeshtroj çdo përpjekje për të manipuluar opinionin me sondazhe dhe exit poll-e të parafabrikuara. Rilindja shkon në opozitë”, shtoi nënkryetari i LSI-së.