Grupi parlamentar i LSI është paraqitur në seancën e sotme për deputetin Saimir Tahiri me disa pankarta, për të treguar se do të votojnë pro heqjen së imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të tij.
“Jo drogës”, “Kundër drogës”, “Kundër krimit”, kanë qënë pankartat e vendosura para çdo deputeti të LSI-së. Më herët vetë zonja Monika Kryemadhi, por dhe eksponentë të tjerë të kësaj partie kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje të tij me krimin.
“Pa një vetting në politikë nuk mund të ketë drejtësi për shqiptarët. Sot Edi Rama vërtetoi se është peng jo vetëm i bandave por dhe i bashkëpunëtorëve të tij. Zbardhja e kësaj ngjarjeje do të sillte në dritë fakte më të rënda për Edi Ramën dhe përfshirjen në narkotrafik”, është shprehur më herët Kryemadhi.
-
Fillon protesta në Shqipëri, opozita bllokon 12 qarqe
-
Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë përballet me drejtësinë
-
Vendimi për Tahirin, reagojnë Rama, Basha e Kryemadhi
-
Saimir Tahiri rikthehet si deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë
-
Kuvendi i Shqipërisë ia tërhoqi imunitetin ish-ministrit Tahiri