Nuk ka zgjatur shumë periudha e “pushimeve” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ishte larguar nga skena që prej daljes së fundit publike, ku shkoi vetë në dyert e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të tërhequr pasaportën.
Pavarësisht se raporte, si ai i Freedom House, përmendin emrin e tij kur shpjegojnë fenomenin kanabis në Shqipëri, Tahiri, tashmë deputet i pavarur, pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ta “zhveshur” nga funksionet në PS e për ta larguar nga grupi parlamentar, do të jetë sot pjesë e diskutimeve, shkruan Shqip.
Ish-ministri ka kërkuar fjalën në seancë plenare dhe emri i tij është pjesë e deputetëve në listën për diskutim nga foltorja e Kuvendit.
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë përballet me drejtësinë
-
Apeli shfuqizon masën ndaj Tahirit që i ndalonte daljen jashtë vendit
-
Prokuroria i druhej largimit të Tahirit - kush është ish-ministri i Brendshëm
-
Kuvendi i Shqipërisë ia tërhoqi imunitetin ish-ministrit Tahiri
-
Arrestimi i ish-ministrit Tahiri çështje orësh, shtohen urdhërarrestet