LSDM e Zoran Zaevit ka reaguar për zhvillimet e sotme të ndodhura në Kuvendin e Maqedonisë, ku për të gjitha sulmet dhe dhunën që kanë ndodhur nga protestuesit, fajtorë janë Nikolla Gruevski dhe George Ivanov.
LSDM për mes një komunikate për media, ka njoftuar se të gjithë deputetët janë të sigurt dhe janë evakuuar nga Kuvendi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nikolla Gruevski, Gorge Ivanov dhe deputetët tjerë të VMRO-së, janë fajtorë për gjendjen e sotme në Kuvendin e Maqedonisë, të cilët kanë deklaruar se do të ndërmarrin çdo gjë, nëse tentohet të zgjidhen organet drejtuese të shtetit”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, transmeton kp.