Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LSDM paralajmëron përgjegjësi për dhunën në Parlamentin e Maqedonisë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ndaj trazirave që ndodhën dje në parlamentin e Maqedonisë.

”Do të përgjigjen për rrezikimin e jetës të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhunën e sotme (djeshme) në parlament si dhe për të gjitha krimet e porositura dhe të zbatuara nga kryesia e VMRO-DPMNE-së”, tha dje me anë të një komunikate kjo parti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dhuna e përgjakshme në Parlament është rezultat i dhunës në të cilën periudhën e fundit thërriste Nikola Gruevski si dhe provokimet, urrejtjen, ndarjet e nxituara nga Gruevski, Gjorge Ivanov, Trajko Veljanovski, Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të tyre”, theksojnë nga LSDM-ja.

”Seriozisht janë plagosur deputetë, përfaqësues të qytetarëve, çka është maja e sjelljes jocivilizuese të këtyre njerëzve të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, që të tentojnë të evitojnë përgjegjësinë”, shtohet në të.

Tensionet u përshkallëzuan dje, kur në seacën plenare të ndërprerë pak më parë nga kryesuesi Trajko Veljanovski, shumica parlamentare e kryesuar nga LSDM-ja zgjodhi me 62 vota Xhaferin për kryetar të Parlamentit të Maqedonisë.

Më pas, protestuesit hynë brenda dhe ”pushtuan” Kuvendin, ku sulmuan deputetë dhe gazetarë dhe ku pati edhe të plagosur.