Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk ka shkuar në takimin që e ka thirrur kryetari maqedonas George Ivanov.
Ai në vend të pjesëmarrjes në këtë takim, ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka sqaruar rrethanat e mbrëmshme të cilat sollën dhunë në Kuvend dhe plagosjen e tij dhe deputetit shqiptar Ziadin Sela.
Zaev duke akuzuar qeveritarët e dikurshëm me në krye Nikola Gruevskin, premtoi për maqedonasit demokraci dhe integrim në strukturat euroatlantike të vendit.
Ai njëkohësisht ka uruar sërish zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit dhe ka përmendur përkrahjen e SHBA-ve dhe BE-së që kanë bërë për partinë e tij dhe koalicionin e krijuar me shqiptarët.