Rasti i vajzës e cila pësoi një sulm epileptik buzë pishinës së Gërmisë u përhap nëpër rrjete sociale të shtunën mbrëma.
Kjo për shkak se pushuesit deklaruan se në vendin e ngjarjes ka munguar ekipi shëndetësor.
Ekipet e kërkim-shpëtimit nё pishinën e Gërmisë janë gjithmonë në gjendje gatishmërie për t’i ndihmuar pushuesit, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Sport Marketing”.
“Pishina e Gёrmisё tash e njëzet vite nё vazhdimёsi, pas luftës po flasim, nё vazhdimёsi e ka ekipin e saj emergjent dhe autoambulancёn brenda hapësirës sё saj, 24 orё, e potencoj 24 orё ekipi ёshtё kёtu”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Sport Marketing”, Liridon Llapashtica.
Llapashtica i ka mohuar edhe deklarimet se qytetaren e shpëtoi një doktoreshë e sapodiplomuar, duke shtuar se ekipet kanё qenё nё vendin e ngjarjes.
Edhe
Mbi 25 mijë vizitorë në pishinën e Gërmisë këtë verë
“Personi ёshtё dёrguar pёr trajtim tutje nё Qendrёn e Mjekёsisё Urgjente, gjendja e tij ka qenё stabile, po thjesht sulmet epileptike, person i cili e kuptuam qё ka qenё edhe me nevoja tё veçanta”, ka thënë ai.
Por, qytetarët që kishin shkuar për ta kaluar ditën në këtë pishinë të dielën kanë thënë se ndihen më të sigurt se kurrë.
“Në vazhdimisht kemi shkuar nё Junik, por sidomos e kanё prishur tu e degradu, me zalli e me rёrё, pёr ata s’po kemi ku. Kanё thёnё qё kena me e rregullu, por s’ka asgjё ende”, ka thënë Lulzim Qerimi, pushues.
“Qё dy ditё jemi nё kёtё pishinё, tash janё ndёruar disa gjёra kёtu, sigurimi tash pёr momentin ёshtё shumё i mirё, janё bajagi djem tё cilёt po kujdesen pёr sigurim kёtu”, ka thënë Xhelal Karabegu, pushues.
Edhe
Mbyllet Pishina e Gërmisë, priten analizat e IKSHPK-së
Sipas Llapashticёs, ekipet e sigurimit përcaktohen disa javë para fillimit të sezonit.