Një person dyshohet se është sulmuar nga dy persona në orët e para të së shtunës pranë Liqenit të fshatit Përlepnicë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se personat e dyshuar për sulmin deri tani janë të panjohur.
“Më datën 09.08.2025 rreth orës 02:30 pas mesnate kemi pranuar informacion se tek Liqeni i fshatit Përlepnicë një person mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona deri më tani të panjohur. I lënduari fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ai.
Hashani ka shtuar se p punohet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti në koordinim me Prokurorin e Shtetit.