Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe ministren në detyrë të Ministrisë së Administrimit së Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, ka shprehur indinjatën e tij lidhur me masat e reja të Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit, të cilat masa, sipas Lladrovcit, nuk janë hartuar në konsultim me komunat.
“Kryetari Lladrovci, në emër tij dhe kryetarëve tjerë, ka shprehur indinjatë të thellë lidhur me masat e reja të Qeverisë të cilat nuk janë hartuar në konsultim me komunat, për të cilën ka reaguar edhe publikisht Asociacioni i Komunave të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj komune.
Ndërsa, ministrja Rexhepi, sipas komunikatës, është arsyetuar se pajtimin e komunave për vendimin e mbrëmshëm e ka marrë nga Drejtori i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi.
Përkundër kësaj kritike, Lladrovci e ka falënderuar kryeministrin Kurti dhe ministren Redžepi për vizitën, duke shtuar se janë në zbatim të plotë të të gjitha masave dhe se qytetarët me disiplinë të lartë po i përmbahen.
“Ne me kohë i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit, gjithmonë duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e Qeverisë. Deri tani nuk ka raste të konfirmuara me rezultat pozitiv të virusit, dhe për këtë falënderoj qytetarët të cilët po i zbatojnë masat dhe rekomandimet. Gjithashtu, falënderoj gjithë akterët e angazhuar, si punëtorët shëndetësorë, të administratës komunale, inspektoratin, Shtabin Emergjent, zjarrfikësit, zyrtarët policor, dhe të gjithë vullnetarët që kanë ndihmuar me donacione”, ka deklaruar Lladrovci.
Në fund të takimit, Kurti ka përgëzuar Lladrovcin dhe qytetarët për disiplinën e treguar në zbatimin e masave dhe menaxhimin e situatës.
-
Lladrovci: I infektuari me COVID-19 nga Drenasi muajve të fundit s’kishte asnjë kontakt me komunën tonë
-
PDK-ja: Do të kemi zgjedhje
-
“Rrezik”, PDK-ja me aksion në Komunën e Drenasit
-
Lladrovci për publikimin e audio-incizimit: Memli Krasniqin e ka kapur frika e humbjes në Drenas
-
PDK-ja miraton listën e kandidatëve për zgjedhjet komunale, Hajdari në vend të Lladrovcit për Drenas