Lista Serbe u ka bërë thirrje protestuesve në Zveçan të shpërndahen rreth orës 16:00 dhe të mblidhen sërish nesër.
Gazetarja e KOHËS, Saranda Ramaj e cila po qëndron në Zveçan ka thënë se këtë thirrje e ka bërë Sërgjan Millosavleviq, nga partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe.
Ai ka thënë se protestat e serbëve do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave, përkatësisht tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri, ashtu si edhe kryetarëve shqiptarë.
Lista Serbe ka kërkuar më herët që të lirohen edhe protestuesit e arrestuar një ditë më parë gjatë një përplasjeje me ushtarët e KFOR-it.
Artikuj të ngjashëm
-
Paralajmërohen protesta më të mëdha nëse nuk lirohen ndërtesat komunale deri nesër
-
Lista Serbe sërish voton në grup
-
Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do të ndalet së heshturi për sulmin në Banjskë
-
Shkuarja e opozitarëve serbë në Zveçan ngjall tensione mes protestuesve
-
“90+ viktima”, KFOR-i me mesazh para protestuesve në Zveçan