Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohen protesta më të mëdha nëse nuk lirohen ndërtesat komunale deri nesër

zveçan

Protestuesit serbë lokalë në Zveçan kanë paralajmëruar protestë më të madhe nëse Policia e Kosovës dhe KFOR-i nuk largohen deri të mërkurën nga objektet komunale.

Këtë e bëri të ditur gazetarja e KOHËS, Saranda Ramaj, e cila gjatë tërë ditës ka ndjekur zhvillimet nga afër në këtë komunë.

“Që nga fillimi i ditës, protestuesit kanë dalë me deklarata të rrejshme, fillimisht kanë thënë se janë në negociata me KFOR-in dhe se tashmë është çështje e kryer një marrëveshje që do të bëhej publike në orën 15:00 e pjesë e marrëveshjes do të ishte edhe negocimi për amnistimin e atyre që u arrestuan dje për lëndimin e dhjetëra pjesëtarëve të KFOR-it, por një gjë e tillë pastaj politikanët që kanë qenë të pranishëm si Goran Rakiq dhe të tjerë, kanë thënë se një gjë e tillë është deklaruar në këtë mënyrë vetëm për të mbajtur moralin e protestuesve. Pak para orës 16:00 ata kanë dalë dhe kanë thënë se nuk ka një marrëveshje të tillë, por se po japin kohë Policisë së Kosovës dhe KFOR-it që t’i lirojnë institucionet komunale deri në ditën e nesërme. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh sipas tyre, protesta do të jetë më e madhe”, ka thënë.

Ajo më tej ka bërë të ditur se të martën protesta në këtë komunë ka qenë kryesisht e qetë dhe me një numër jo të madh të protestuesve.

Image