Lista Serbe reagoi pas sulmit me shok-bombë mesnatën e hënës, duke thënë se është bërë qëllimshëm për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura.
Në një reagim të botuar në Facebook, partia serbe tha se pas këtij incidenti, “forcat speciale të armatosura dhe automjetet e blinduara kanë qenë në rrugët e Mitrovicës dhe kanë frikësuar qytetarët tanë”.
“Në emër të popullit serb, dënojmë ashpër incidentin që ndodhi mbrëmë, kur persona të panjohur hodhën bombën e mundshme, pranë vendbanimit ‘Tre Solitera’, në veri të Mitrovicës dhe shkaktuan shqetësim te qytetarët tanë. Jemi të bindur se kjo është bërë qëllimshëm për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura dhe të automjeteve të blinduara, që mbrëmë pas këtij incidenti, kanë qenë në rrugët e Mitrovicës së veriut dhe i kanë frikësuar qytetarët”, thuhet në njoftim.
Ajo shtoi se krim është falsifikimi i incidenteve të tilla që “synon të krijojë alibi për praninë e forcave speciale në mjediset serbe”.
Lista Serbe pretendon se ndaj serbëve po kryhen represion dhe arrestime të pabaza.
Edhe
Gjashtë serbë arrestohen në Mitrovicë të Veriut, pas sulmit ndaj tre policëve
“Njoftojmë opinionin se edhe në rastin e gjoja zbulimit të armëve në automjete dhe bombave të supozuara të hedhura në godinën e komunës, është interesant fakti se kjo shok-bombë është hedhur edhe në zonën që prej javësh nën kontroll të plotë të njësive speciale të oborrit”.
Kjo parti u ka bërë thirrje KFOR-it e EULEX-it t’i shtojnë forcat e tyre në veri, me qëllim të parandalimit të incidenteve.
-
Lista Serbe: Votuesit nuk u frikësuan nga ne, por nga Kurti dhe njësitë e tij parapolicore
-
Identifikohen dy të dyshuar lidhur me sulmin në Mitrovicë të Veriut
-
Petkoviqi ankohet se Policia e Kosovës sërish përdori forcë të tepruar ndaj serbëve
-
Lista Serbe kritikon EULEX-in për mosndërhyrje gjatë bastisjeve që i zhvilloi Policia në veri