Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lista Serbe: Votuesit nuk u frikësuan nga ne, por nga Kurti dhe njësitë e tij parapolicore

Lista Serbe

Foto: Ilustrim

Lista Serbe ka reaguar pas përfundimet të procesit të votimit në veri, për shkarkimin ose jo të kryetarëve aktualë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe e ka quajtur farsë votimin, për të cilin ka deklaruar se është organizuar nga “regjimi i Albin Kurtit”.

Lista Serbe ka deklaruar se “dita e sotme tregoi një shkallë të lartë të unitetit të popullit serb, i cili qëndroi konsistent ndaj vetvetes, por edhe dëshmoi se nuk është Lista Serbe dhe Serbia që po i frikësojnë serbët, por Kurti dhe njësitë e tij ilegale parapolicore, gjë që rezultoi në rrugë të zbrazëta të veriut”.

Sipas kësaj partie, e diela ka treguar disa gjëra që duhet të merren parasysh në periudhën e ardhshme, në radhë të parë nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

“E para është se Lista Serbe kishte thellësisht të drejtë kur i bëri thirrje popullit serb që të mos merrte pjesë në këtë lojë të Kurtit sepse ishte krijuar që në fillim me synimin për të dështuar”, thuhet në reagim. 

LS-ja ka thënë se ishin të gatshëm të merrnin pjesë në këtë proces porse, sipas tyre, nuk donin të luanin “lojën e drejtuar nga Kurti” nga e cila, pretendohet se nuk planifikohej largimi i kryetarëve aktualë.

“Së treti, dita e sotme tregoi se si duket demokracia nën Albin Kurtin, me forca speciale dhe automjete të blinduara në qendrat e votimit, kamera që regjistrojnë votuesit edhe sesi shkojnë ata, administratorët në bordet zgjedhore, bordet zgjedhore pa serb në to dhe pa gjuhen serbe në shumë qendra votimi”, thuhet në reagim.