Lista Serbe ka kritikuar pjesëtarët e EULEX-it për mosndërhyrje në aksionin e bastisjeve që ka zhvilluar Policia e Kosovës në veri.
Sipas Listës Serbe, njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë hyrë “brutalisht në spitalin në Mitrovicë të Veriut”. Ata i kanë akuzuar policët e Kosovës për siç thuhet “brutalitet të tepruar” dhe kanë penguar punën e punëtorëve shëndetësor e kanë frikësuar pacientët.
Në reagimin e tyre ata kanë akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po “i shfrytëzon ngjarjet tragjike në Banjskë për të arsyetuar të gjitha aktivitetet antiserbe në Kosovë”.
Të martën ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga droni gjatë aksionit të Policisë në Banjskë, e në të cilën ka thënë se shihet Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, e që është edhe pjesë e Listës së Zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
-
EULEX-i i reagon Listës Serbe pasi tha se BE-ja duhet të nis analiza mbi punën e misionit
-
Qeveria kritikon sërish Prokurorinë
-
Interpoli fut në “listën e kuqe” Milan Radoiçiqin dhe 20 anëtarë të grupit që sulmuan në Banjskë
-
EULEX-i vëzhgoi bastisjet në veri, pjesëtarë të KFOR-it qëndruan gati në rast ndërhyrjeje