Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka njoftuar se nga bastisjet e kryera të mërkurën në tetë lokacione në komunat veriore, nuk është arrestuar asnjë person.
Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “60 Minuta” në KTV, Elshani ka thënë se këto bastisje lidhen me rastin e Banjskës, por nuk mund të konfirmojë se a bëhet fjalë për të arrestuarit, apo për personat e tjerë të dyshimtë.
“Policia e Kosovës ka kryer bastisje sot në tetë lokacione, në Mitrovicë të veriut dhe në Zveçan, mirëpo nuk kemi pasur ndonjë të arrestuar, kjo është vazhdimësi e rastit të Banjskës dhe pjesë e hetimit të saj. Për personat që lidhen me rastin e Banjskës, pa e konfirmuar se a janë në pyetje ata që janë të arrestuar, apo ata që janë të dyshimtë. Ky hetim zhvillohet nga anti-terrori, është pjesë e hetimit kjo dhe hetuesit kanë më shumë informacione se çka është konfiskuar”, ka thënë ai.
Elshani ka njoftuar se këtë aksion e ka monitoruar EULEX-i, ndërsa në gatishmëri kanë qenë dhe pjesëtarë të KFOR-it.
“Roli i EULEX-it në këtë aksion ka qenë monitorues, vëzhgues, ndërsa kemi pasur edhe pjesëtarë të KFOR-it që kanë qëndruar në afërsi në rast të nevojës për të ndërhyrë edhe ata. Kemi zhvilluar bastisje e operacione të ndryshme që lidhen me rastin e Banjskës dhe nuk do të ndalemi kudo që hetimi na dërgon. Kemi shumë persona të identifikuar, puna është kualitative, po mundohemi që të mos jemi shumë të zëshëm në punën tonë”, është shprehur ai.
-
Elshani: Jemi të përgatitur për çfarëdo situate në veri
-
Mbyllet një institucion paralel i Serbisë në veri
-
Një person intervistohet për rastin e Banjskës
-
Elshani: S’përjashtojmë asnjë incident në veri, Banjska e ka ndryshuar situatën
-
Shefi i EULEX-it: Po e monitorojmë situatën në veri bashkë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in