Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lista Serbe nuk ua ka kontestuar kushtetutshmërinë ligjeve për FSK-në

Foto: Koha

Lista Serbe është dorëzuar përballë Ushtrisë së Kosovës. Ajo nuk ka mundur ta përdorte “armën” e fundit që pretendonte se e kishte në dispozicion, për ta zvarritur procesin e avancimit të mandatit dhe misionit të Forcës së Sigurisë (FSK).

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar të premten të tria ligjet e miratuara këtë muaj në Kuvend, pasi paraprakisht është konsumuar koha prej tetë ditësh, brenda së cilës deputetët kanë mundur ta kontestonin kushtetutshmërinë e këtyre dokumenteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E pikërisht Lista Serbe, e cila ka kundërshtuar fort vendimmarrjen në Kuvend përkitazi me këto ligje, kishte paralajmëruar se ato do t’i çojë në Kushtetuese.

“Ne do të paraqesim ankesë në Gjykatën Kushtetuese, por nga përvoja e kaluar asgjë nuk do të ndryshojë”, kishte paralajmëruar Igor Simiq, deputet i këtij subjekti politik që nuk ia njeh shtetësinë e Kosovës dhe as të drejtën për ta pasur ushtrinë e vet. “Ajo që u pa në Parlament me bashkimin që e kanë tek kjo temë, na thotë se me shpejtësi do ta kalojnë procedurën dhe ligjet e tyre”....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)