Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë të hënën se do të marrë pjesë në zgjedhje, që eventualisht do të mund të mbahen për komunat në veri, kur t’i plotësohen dy kushte.

Ajo ka thënë se forcat speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen nga veriu i Kosovës, dhe që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Lista Serbe i ka bojkotuar zgjedhjet e mbajtura për kryetarë të komunave në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – dhe as nuk i njeh kryetarët e rinj shqiptarë.

Duke folur për tensionet në veri, Lista Serbe ka thënë se çelësi për ulje të tensioneve është që të mos ketë forca speciale të Policisë së Kosovës në veri dhe që kryetarët, që ajo i konsideron “të paligjshëm”, të mos shkojnë në ndërtesat komunale.

Ajo e ka përmendur edhe nevojën për lirimin e dy serbëve të paraburgosur nga autoritetet e Kosovës, ditë më parë, gjatë përleshjeve në Zveçan.

Ata dyshohen për “veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “rrezikim të personave në mbrojtje ndërkombëtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”./Rel


Simiq tregon kushtet e Listës Serbe për situatën në veri

Edhe Me “aminin” e Serbisë, Lista Serbe ia mësyn veriut me të dorëhequrit Zgjedhjet lokale Me “aminin” e Serbisë, Lista Serbe ia mësyn veriut me të dorëhequrit

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një postim në Facebook ka thënë se është keqinterpretuar deklarata e tij e dhënë për “REL”.

Simiq në postim ka thënë se çështjet kyçe që duhet zgjidhur për t’u shtensionuar situata në terren, janë kërkesat që i kanë serbët në veri të Kosovës, e që është “tërheqja e Njësiteve Speciale të Policisë nga ndërtesat e komunave në veri, që kryetarët ‘fals’ që nuk kanë legjitimitet e ligjshmëri, të mos vinë në ndërtesa, pasi nuk janë zgjedhur nga qytetarët dhe të lirohen të arrestuarit Radosh Petroviq e Dushan Obrenoviq, të cilët janë arrestuar padrejtësisht”.

Sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet në veri, Simiq ka thënë se Lista Serbe ka qenë e qartë, se së pari duhet të tërhiqen “Njësitet Speciale nga veriu i Kosovës, e po ashtu të formohet Asociacioni në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”.