Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se përfaqësuesit e Listës Srpska me autoritetet në Prishtinë po bisedojnë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, porse nuk beson të jetë e mundshme që ata të pajtohen me këtë, trasnemton Koha.net.
“Përkrahjen e Serbisë për formimin saj (Ushtrisë) nuk do ta kenë”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq pas takimit ë sotëm me kryetarin e Repulbikës Srpska Milorad Dodik në Beograd.
Ai ka vlerësuar se ekziston një presion i madh nga jashtë që të dobësohet ndikimi i Serbisë në Kosovë, “presion i rreptë për shkatërrimin e ekzistimit politik serb”, tha ai.
Në fund ai ka theksuar se edhe “përkundër asaj se Lista Srpska u tregua e fortë, edhe pse kundër vetes pati një pjesë të madhe bashkësisë ndërkombëtare, një pjesë të serbëve e të shqiptarëve, ajo ia doli ”t’i shkelë” në zgjedhje.
-
Vuçiq porosit serbët të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës
-
Dy kushtet e Vuçiqit për formimin e Ushtrisë së Kosovës
-
Vuçiq: Serbia është në situatë të vështirë, por s’më pëlqen fjala luftë
-
Kërcënon Vuçiqi: Formimi Ushtrisë së Kosovës na dërgon në katastrofë
-
Vuçiq: Serbia në situatë të vështirë, Kosova po i afrohet Interpolit, po e krijon Ushtrinë